Zbulohen fjalët që Modrici ia tha Messit kur ia dorëzoi Topin e Artë

Luka Modrici ia dorëzoi Topin e Artë Lionel Messit në ceremoninë që u mbajt të hënën në mbrëmje. Gjatë momentit sa po ia dorëzonte Topin e Artë argjentinasi, mesfushori i Real Madridit ia tha disa fjalë rivalit të tij në La Liga.

Luka Modrici e pati sërish mbrëmë në duar çmimin, të cilin e kishte fituar vitin e kaluar falë triumfit në Ligën e Kampionëve me Real Madridit dhe arritjen deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë, mirëpo këtë herë vetëm për disa momente.

Kroati ia dorëzoi menjëherë Messit Topin e Artë këtë vit, pasi ylli i Argjentinës dhe Barcelonës e shijoi një vit mbresëlënës dhe theu rekord duke e fituar këtë çmim për herë të gashtë në karrierë.

“Urime, ti e meriton”, i tha Modrici Messit, përderisa ia dorëzoi trofeun.

Në tapetin e kuq, Modrici vazhdoi sërish duke ia dorëzuar atij trofeun.

“Messi është mbresëlënës, njëri ndër më të mirët e të gjithë kohëve dhe unë e përgëzoj atë për atë që e ka bërë”, u shpreh Modrici.

“Mund të jetë traditë e mirë që fituesi në fuqi i trofeut t’ia japë trofeun fituesit të radhës”.

“Unë jam këtu sepse futbolli ka të