Zbulohen fjalët e McGregor për Cerrone pas fitores në UFC 246

Conor McGregor bëri rikthim të suksesshëm në UFC.

Conor McGregor bëri rikthim të madh në UFC me fitore të jashtëzakonshme ndaj Donald Cerrone.

Ylli irlandez shënoi rikthimin e shumëpritur me fitore me nokaut pas vetëm 40 sekondash luftë.

 Mirëpo, ditët para duelit dhe atmosfera pas përfundimit të tij shfaqi respekt maksimal mes tyre.

Kanali i UFC në Youtube ka publikuar pamje të veçanta nga ballafaqimi ku dëgjohen edhe fjalët e McGregor për Cerrone menjëherë pas nokautit.

“Të dua Donald. Krahu im e theu, po?”, i thotë McGregor kundërshtarit të tij, duke ia përmendur goditjet me krah që e hapën rrugën e fitores.