Ylli i Leicester City debuton për Anglinë kundër Kosovës

Gareth Southgate është gati t’i jap debutimin te Kombëtarja e Anglisë, të riut James Maddison.

Maddison është ftuar tri herë nga Southgate te Anglia, por ende nuk ka debutuar në ekipin senior.

Kombëtarja e Anglisë të enjten luan me Malin e Zi dhe të dielën vjen në Prishtinë, për t’u takuar me Kosovën.

Pikërisht në ndeshjen kundër Kosovës, Maddison mund të fitojë rastin për të debutuar te Anglia.

22 vjeçari vjeçari Maddison, është pjesë e Leicester Cityt në Premierligë, ku po kalon formë shumë të lartë.