Ylli i Chelsea, dëshirë e Juventusit

Juventus thuhet se janë të interesuar të sjellin në Torino yllin e Chelsea, Willian.

Daily Express raporton se kampionët e Serie A, po kompletojnë veprimin për të sjellë Willianin në Serie A, por braziliani raportohet se nuk dëshiron një ribashkim të shpejtë me Maurizio Sarrin, përcjell lajmi.net.

Willian është në muajt e fundit të kontratës me Chelsean, dhe Juventus po kërkon transferimin falas të tij.

Braziliani është në negociata me Chelsean, por ‘Blutë’ nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë kontratë më të gjatë se një vjeçare.

31 vjeçare jo pak herë është përmendur si një mundësi edhe për Barcelonën, që në dy vitet e fundit është spekuluar disa herë në mediet në Spanjë.