Yaya Toure: Marquez ishte 10 herë më i mirë se Pique

“Por pasi nuk ka luajtur në Angli, njerëzit nuk e mbajnë mend atë”.
Gerard Pique mund të konsiderohet njëri prej mbrojtësve më të mirë të Barcelonës, por jo për ish mesfushorin e tyre Yaya Toure i cili beson se Rafa Marquez ishte superior.

Meksikani kishte luajtur në Camp Nou bashkë me lojtarin e Bregut të Fildishtë derisa kishin pasur paraqitje të mira bashkë.

“Ai është njëri prej mbrojtësve më të vështirë që i njoh”, tha Toure për Sky Sports.

“Por pasi nuk ka luajtur në Angli, njerëzit nuk e mbajnë mend atë”.

“Klikoni në youtube dhe shikojeni atë duke luajtur, ai ishte 10 herë më i mirë se Pique”.

“Ata mund të ishin të njëjtë, por po ju them ai ishte 10 herë më i mirë, isha i dashuruar me atë se sa i mirë ishte ai”.

Kurse për Touren ky është formacioni më i mirë: Ederson, Vincent Kompany, Carles Puyol, Marquez, Andres Iniesta, Leroy Sane, Thierry Henry, Lionel Messi, Sergio Aguero, Samuel Eto’o dhe Didier Drogba.