Xhampaolo me “dhimbje koke”

Lukas Bilja është dëmtuar ditën e djeshme, dhe si pasojë e kësaj do të humbasë ndeshje e së dielës kundër Udinezes.

Mesfushori argjentinas ishte planifikuar të ishte titullar nga tekniku Xhampaolo, teksa do të plotësonte 3-shen e mesfushës së bashku me Borinin dhe Çalhanollu.

Gjithsesi ekziston mundësi që në mesfushën e Milanit të aktivizohet edhe blerja e kësaj vere, Ismael Benaser, i cili ka vetëm pak ditë që është kthyer nga pushimet.