Xabi Alonso shpjegon se sa e vështirë ishte ndalja e Lionel Messit kur ai luante si numër nëntë – në një video ai tregon se si arritën ta ndalnin

Xabi Alonso është kthyer të flas për duelet me Lionel Messi kur ai luante si një nëntë fals te Barcelona, ndërsa vet luante te Real Madridi. 

Ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Liverpool, tani 37 vjeç, i kaloi pesë vjet te Los Blancos dhe pati një detyrë të vështirë për të ndaluar superyllin argjentinas në El Clasicot e asaj kohe.

Alonso tani është menaxher i Real Sociedad B, ndërsa në një intervistë për ‘The Coaches’ Voice’, zbuloi pse tani kapiteni 32-vjeçar i Barcelonës ishte aq efektiv në atë pozicion.

Ai shpjegon: “Ai dikur ishte në këtë pozicion, si nëntë false”.

“Por Xavi më parë vinte këtu për të marrë topin dhe kur unë shkoja të bëja presion – në këtë hapësirë ​​- Messi vinte në pozicionin ku isha unë, pas meje”.

“Dhe ata bëheshin dy kundër një, kundër meje, dhe [Sergio] Ramos vinte për të bërë presion te Messi, ku krijohej prapa kjo hapësirë ​​e madhe dhe kur Messi merrte [topin], ai e përdorte për ta pasuar për te [David] Villa ose për Pedro në atë pozicion ku ishte hapësira”, tregon Alonso.

Sipas Alonso, Madridi filloi të përshtatet me taktikat e Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe zbuloi mënyrën më të mirë për ta ‘zotëruar’ Messin në fushë.

“Dhe kjo … kur filluam ta kontrollojmë më mirë këtë, unë nuk shkoja te Xavi, por do të qëndroja me Messin”.

“Ata kanë pasur më shumë kontroll, por nuk ishin aq të rrezikshëm”.

“Kur e kontrolluam pak më mirë atë situatë, unë mendoj se ne ishim më afër për të garuar me ta”, deklaroi Alonso.