Westbrook nuk mjafton, Thunder mposhten nga Suns

Skuadra nga Oklahoma ka pësuar edhe një humbje të dielën.

Oklahoma City Thunder është mposhtur si mysafir i Phoneix Suns me rezultat 100:114.

Kjo ishte disfata e 18-të sezonale për Thunder, megjithatë Russell Westbrook me shokë vazhdojnë të jenë në një vend pozicion komod në zonën play off të Konferencës së Perëndimit.

Pikërisht Westbrook i Thunder realizoi triple-double, pasi e mbylli takimin në Talking Stick Resort Arena me 26 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime. Kjo nuk mjaftoi pasi Suns, të udhëhequr nga dyshja Booker-Warren, iu gëzuan në fund fitores.

Një kosh i CJ McCollum më pak se 5.9 sekonda para fundit i dha fitoren 111:110 Portland Trail Blazers ndaj San Antonio Spurs në “Moda Center”.

Pavarësisht paraqitjes shumë të mirë të LaMarcus Aldrige dhe Manu Ginobili, respektivisht me 30 dhe 26 pikë, San Antonio u detyrua të largohej me një humbje minimale nga Portlandi.

Gjithsesi, Spurs mbeten në pozitën e tretë në Perëndim, pas Golden State dhe Houston Rockets.