West Hami transferon edhe Yarmolenkon

Futbollisti ukrainas është transferuar te skuadra londineze.

West Ham është duke punuar shumë në këtë afat kalimtar në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Pas blerjes së Lukasz Fabianski dhe Jack Wilshere, klubi nga Londra ka zyrtarizuar sot transferimin e Andriy Yarmolenkos nga Borussia Dortmundi.

Ukrainasi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e West Hamit.

Sulmuesi 23-vjeçar u aktivizua në 18 ndeshje edicionin e shkuar tek Dortmundi, duke shënuar dhe tre gola në Bundesligë, por duhet përmendur se ka luajtur vetëm gjysmë sezoni.