Wenger: Arsenali u përpoq t’i blejë Messin, Piquen dhe Fabregasin

Arsene Wenger e ka pranuar se, shumë kohë më parë, Arsenali kishte bërë përpjekje për t’i blerë Lionel Messin dhe Gerard Piquen nga Barcelona, për ta kompletuar mesfushën me Cesc Fabregasin në krye.

Fabregasi i ishte bashkuar Arsenalit më 2003 pasi kishte diplomuar në akademinë e Barcelonës dhe shumë shpejt u bë figurë kyçe për topçinjtë në disa sezone radhazi.

Duke e parë mesfushorin spanjoll të suksesshëm në Arsenal, klubi nga Londra Veriore e kishte kthyer vëmendjen kah dy të diplomuarit e tjerë të La Masias: Messi dhe Pique.

Derisa ish-trajneri i Arsenalit Wenger nuk dha detaje e kur saktësisht gjiganti anglez kishte tentuar t’i transferojë ata, ai zbuloi se klubi synimi i klubit kishte qenë t’i ketë në fushë të tretë.

“Ne bëmë përpjekje, por nuk ishim as afër ta blinim Messin. Ama ne tentuam t’i blejmë Piquen, Fabregasin dhe Messin, natyrisht, ama ky i fundit ishte emër shumë i madh edhe në atë kohë”, tha Wenger për beIN Sports.

“Mos harroni, më 2006, kur ne luajtëm në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, Messi nuk mundi të paraqitej sepse ishte i lënduar… pra para 13 vjetëve ai ishte titullar i rregullt”, shtoi ai.

“Çfarë ka bërë ky djalosh është e pabesueshme”, theksoi ai.