Warriors thellojnë krizën e Cavs

Dy skuadrat finaliste të edicionit të shkuar janë ndeshur mes vete. Në Quicken Loans Arena aty ku u vendosën përballë njëra tjetrës dy skuadrat që kanë luftuar mes tyre titullin kampion në tre sezonet e fundit.

Ashtu si në finalen e fundit edhe këtë herë, gëzimi ishte i Golden State Warriors me kampionët në fuqi që regjistruan fitoren e dytë sezonale ndaj Clevelandit pasi triumfuan me rezultat 118:108.

Në krizë Cavaliers të cilët pësuan humbjen e katërt radhazi. 32 pikët e mbretit James ishin të pamjaftueshme për vendasit, sepse në krahun tjetër Kevin Durant me 32 pikët e tij dhe Stephen Curruy me 23 të tjera morën për dore Warriors drejt suksesit të radhës.

Humbje e papritur e San Antonio Spurs, nga Atlanta Hawks me rezultatin 99:102 për meritë edhe të gjermanit Denis Schroder që realizoi 26 pikë për skuadrën që mbanë pozitën e fundit në Lidnje.

Më mirë nuk kaloi as Houston Rockets që pa James Harden e ka thuajse të pamundur të bëjë fitojë. Në Staples Center festa ishte e gjitha për Los Angeles Clippers që mposhti skuadrën nga Teksas me rezultatin 113-102. Dyshja e kalifornianëve Lou Williams dhe Blake Griffin ishte thjeshtë fantastike pasi të dy lojtarët së bashku shënuan në total 60 pikë.

Triumfon, Oklahoma City Thunder që në shtëpi mposhti Sacramento Kings me rezultatin 95:88, falë edhe lojës së mirë të yllit të ekipit Rusell Westbrook autori 19 pikëve ndërsa i ndihmoi të ekipin edhe me 9 asistime e 16 kërcimeve.