Vokrri e Salihu në Berlin me ftesë të UEFA-s

Meftesë të UEFA-s, drejtuesit e FFK-së, kanë udhëtuar sot për në Berlin, ku do të jenë të pranishëm në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Juventusit dhe Barcelonës, që luhet të shtunën nga ora 20:45.

“Sot më 5 qershor kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, me ftesë të UEFA-s  udhëtuan për në Berlin ku nesër më 6 qershor do të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Barcelona –Juventus. Kjo është hera e parë që krerët e FFK-së zyrtarisht do të marrin pjesë në një event evropian ku janë të pranishëm veç mysafirëve të shumtë edhe përfaqësuesit e federatave të futbollit nga mbarë Evropa. Është një rast i mirë që të përfitohet nga takimet që do të kenë me shumë përfaqësues federatash”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo është hera e parë që FFK ftohet nga UEFA në një finale të tillë.