Vojvoda: Me Malin e Zi bëmë lojë perfekte

Mërgim Vojvoda ka thënë se ai së bashku me djelmoshat tjerë të Kombëtarës së Kosovës kanë kryer një punë perfekte në ndeshjen kundër Malit të Zi.

 

Ai është shprehur i kënaqur me mbështetjen që kanë marrë nga tifozët dhe ka kërkuar edhe më shumë mbështetje për ndeshjen me Angline.

“Ne kemi treguar shumë vetëbesim sepse e kemi ditur se duhet gjithsesi ta kryejmë punën dhe e kemi kryer punën perfekt”.

“Kryesorja është se nuk kemi marrë gola. Duhet të theksohet se në ndeshjen tjetër na duhet edhe më shumë përkrahje”.