Vjen lajm i madh në Formula 1, rikthehet legjenda e këtij sporti

Një vit pasi u tërhoq nga Formula 1, Fernando Alonso ka zbuluar se ai mund të kthehej në garat e F1 në 2021.

Spanjolli gjithashtu bëri të qartë se vitin e ardhshëm ai do të përqëndrohet në garimin në Dakar Rally dhe Indianapolis 500.

“Unë jam i hapur. Le të themi se viti 2021 do të jetë dita kur mund të kthehem në F1”, tha Alonso gjatë gala të FIA-s.

“Jo në vitin 2020 sepse rregullat mbeten të njëjta”.

“Arsyet që kam lënë vitin e kaluar janë akoma të njëjta, por në vitin 2021 ka një dritare të hapur për mua [të kthehem]”.