Vidal mes dëshirës për rinovim dhe zërave për transferim te Chelsea

Arturo Vidal e pranon se do të mirëpriste mundësinë për të nënshkruar një kontratë të re më Bayern Munchen.

Kiliani është i lidhur me transferimin tek Chelsea, por siç raportojnë mediat gjermane, lojtari dëshiron rinovimin e kontratës së re me “Bavarezët”, raporton KosovaPress.

Gjiganti gjerman që tashmë ka arritur marrëveshje me yllin e Schalke-s, Leon Goretzka, dhe duket se Bayern Munich ka sugjeruar Vidal-in që të gjej klub të ri.

Megjithatë, thuhet se ish-futbollisti i Juventusit nuk është duke e menduar largimin nga “Alianz Arena”, madje, mësohet se Vidal është gati të nis negociatat me kampionët e Gjermanisë për kontratën e re, pasi që kontrata aktuale e tij me Bayernin është vlefshme deri në vitin 2019.