Vidal mendon vetëm për Bayernin: Nuk më interesojnë klubet tjera

Mesfushori kilian është i përqendruar vetëm te kampionët e Bundesligës.

Chelsea është duke u interesuar për ta transferuar Arturo Vidalin, por ky i fundit ka injoruar interesimin e ‘Bluve’, duke treguar dashurinë e tij për Bayernin.

Kampionët e Premier Ligës janë gati të ofrojnë 33 milionë funte për Vidal, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte.

Megjithatë, vetë lojtari dëshiron të mbetet në Allianz Arena dhe të luajë edhe më tutje me Bayernin.

“Po, kam dëgjuar për interesimin e klubeve tjera, por jam plotësisht i fokusuar në sezonin tim me Bayernin”.

“Ne jemi ekip i mrekullueshëm dhe kemi synime të mëdha. Duam të fitojmë secilin trofe. Këtu jam i fokusuar”, deklaroi Vidal.