Vidal – Inter, vjen vendimi i fundit nga trajneri Setien

Arturo Vidal nuk do të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien ka marrë vendim për mesfushorin Arturo Vidal.

Skuadra katalane ka ndryshuar trajnerin dhe me të kanë ardhur strategjitë e reja.

“Mundo Deportivo” raporton se Setien ka vendosur të mos e shesë mesfushorin Arturo Vidal, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ai ka bllokuar shitjen e reprezentuesit kilian të cilin e konsideron si futbollist të rëndësishëm të skuadrës.

Vidal së fundmi ka zgjuar interesim nga Inter.