Verdi refuzon Napolin

Sulmuesi italian i ka thënë jo ofertës nga liderët e Serie A.

Ndonëse raportohej si punë e kryer transferimi i Simone Verdit te Napoli, tani nga Italia vijnë lajme se ai ka vendosur të qëndrojë te Bologna.

Sky Italia raporton sot se Verdi nuk është i interesuar për të luajtur me Napolin dhe do të jetë pjesë e skuadrës ‘Rossoblu’, deri në fund të stinorit.

Bisedimet mes palëve do të ndërpriten përkohësisht, por një marrëveshje mund të arrihet vetëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Tani Napoli duhet të kërkojë një lojtar tjetër për të përforcua sulmin dhe objektivi i tyre i radhës është Gerard Deulofeu i Barcelonës.