Vdes futbollisti 24 vjeçar i Lokerenit

Futbollisti 24 vjeçar i Lokerenit, Gregory Mertens, ka ndërruar jetë pas një sulmi kardiak. Lajmi është konfirmuar nga ana e klubit belg, që i ka shprehur ngushëllime familjes.

Ndryshe, Mertens e pësoi sulmin kardiak pikërisht në fushën e lojës, ku mjekët i ofruan menjëherë ndihmën e shpejtë. Megjithatë, ai nuk ia doli duke ndërruar jetë pas tri ditësh në gjendje kome.