Vazquez: Ata që na kritikojnë na kanë zili

Sulmuesi i Real Madridit, mendon që kritikat në drejtim të skuadrës vijnë nga ata njerëz që kanë zili për sukseset e tyre.

Lucas Vazquez ishte njeriu që nxori penalltinë ndaj Juventusit në minutën e fundit të takimit, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe me atë gol, Reali kaloi tutje,raporton KosovaPress.

Shumë diskutime ka pasur në lidhje me këtë rast nëse ishte penallti apo jo, por Vasquez mendon se ajo ishte e pastër.

“Shumë njerëz gëzohen kur ne kemi rezultate negative”, ka thënë Vazquez.

“Atyre u dhemb fakti që Reali, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të tetën herë rresht dhe bëhen ziliqarë”.

“Ne duhet të mësohemi me këtë dhe të shikojmë përpara”.

“Penalltia ndaj Juventusit? Normalisht se ishte penallti, por kjo po diskutohet më shumë në Spanjë sesa në Itali”, ka theksuar ai.

Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ndeshet me Bayern Munichun.