Vazhdojnë lajmet e këqija për Man Utd

Marcus Rashford mund të jetë jashtë fushës për pjesën më të madhe të muajit tjetër me dëmtimin e shpinës që pësoi ndaj Wolves, sipas menaxherit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Sulmuesi mungoi humbjen e së dielës [sot] në Liverpool pasi dështoi të rikuperohej nga problemi që e pësoi në FA Cup.

Kishte disa sugjerime që lëndimi ishte më serioz sesa e mendua fillimisht, megjithëse Solskjaer këmbënguli këtë javë se klubi do të bënte gjithçka për të ndihmuar Rashford të ishte gati për ndeshjen në Anfield, përcjell lajmi.net.

“Ai pësoi disa goditje, goditje që nisën kundër Wolverhampton dhe ai e përkeqësoi shpinën”, tha Solskjaer.

“Ai ka pasur disa probleme më parë. Ne do t’i japim kohë të shërohet dhe të pushojë para se ta vendosim përsëri në fushë”.

“Ai gjithmonë është rikuperuar shpejt më parë, kështu që le të shpresojmë që ai ta bëjë këtë përsëri”.

“Unë nuk do të pres që ai të kthehet brenda disa javëve të ardhshme”.