Vata nis karrierën si trajner në Gjermani

Gjashtë vjet pasi u tërhoq nga loja e luajtur, Fatmir Vata kthehet pranë pasionit të tij, futbollit. 44-vjeçari i lindur në Rrëshen dhe që ka luajtur në Bundesligë me Arminian, do të nisë zyrtarisht karrierën si trajner.

Ish-mesfushori i Kombëtares do të emërohet në muajin Qershor në krye të stolit të FC Gutersloh, skuadër e Oberliga Westfalen, që është edhe kategoria e pestë e sistemit gjerman të futbollit.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin e larguar, Heiko Bonan. Fatmir Vata gjeti akordin parimor për të bashkëpunuar me klubin, me presidentin Andre Niermann. Sipas mediave gjermane, firma në kontratë është vetëm çështje orësh.