Van Basten: Kush mendon se Ronaldo është më i mirë sesa Messi, nuk e njeh futbollin

Tri herë fituesi i Topit të Artë, Marco van Basten, ka dhënë mendimin e tij mbi debatin më të madh në futboll, Lionel Messi – Cristiano Ronaldo.

Van Basten ka folur për dy lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, duke dhënë edhe mendimin e tij rreth më të mirit.

Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, Van Basten ka bërë të ditur se Messi është më i miri.

“Ronaldo është lojtar i mirë. Por, ata që insistojnë se ai është më i mirë sesa Mesis, nuk e kuptojnë futbollin, ose janë në besimin e gabuar” ka thënë Van Basten.

“Messi është unik. I paimitueshëm, i papërsëritshëm. Si ai, një në 50 vite. Si fëmijë, ai ka rënë në vazon e gjeniut të futbollit” ka shtuar tutje tri herë fituesi i Topi të Artë.

Kujtojmë se Lionel Messi ka fituar Topin e Artë plot gjashtë herë, por sigurisht se kjo statistikë nuk është e vetmja që bind Van Basten për këto fjalë.