Van Basten: Juve mund ta mposhtë Barçën, por…!

Legjenda e Milanit, Marco van Basten, ka thënë se Juventusi mund ta mposhtë Barcelonën nëse arrin që të ndalë, Messin dhe Iniestan.

Van Basten beson se dy ndeshjet gjysmëfinale të Juventusit kundër Real Madridid më së miri kanë treguar se çka mund të bëjë Zonja e Vjetër, por duhet të jenë në gjendje që të ndalin këta dy yje të Barcelonës.

“Më e rëndësishmja për Juventusin është që të ndalë Messin dhe Iniestan. Të tjerët janë të mirë, por jo aq të mirë, këta janë ata që mund të bëjnë diferencën” ka thënë Van Basten për goal.com.

Ai më tutje ka shtuar: “Juve duhet të qëndrojnë shumë afër, që t’i markojnë ata nga afër, të mos u lejojë hapësirë, të gjithë duhet të jenë shumë të koncentruar. Nëse e bëjnë këtë, Juventusi mund të fitojë”