Valverde: Real Madrid, pretendent i fortë për titull

Ernesto Valverde, ish trajner i Barcelonës, i shkarkuar së fundi, ka folur për pretendentët në La Liga.

Spanjolli ka vendosur të paraqitet për të parën herë në media, që pas shkarkimit nga Barcelona.

“Real Madrid është një pretendent i fortë për të fituar titullin”, deklaroi Valverde, kur u pyet se kush e fiton garën në kampionatin spanjoll.

Real Madrid dhe Barcelona janë në garë për titull këtë sezon në La Liga.

Los Blancos nuk kanë fituar titullin e La Ligas që nga viti 2017, me Barcelonën që ka dominuar ligën, me tetë tituj në 11 vitet e fundit.