Valon Berisha starton për Lazion sonte në ndeshjen e Kupës së Italisë

Pas një kohë të gjatë mesfushori i Kombëtares se Kosovës ka startuar në një ndeshje për ekipin e tij, Lazio

 

Është përfolur për një largim të mundshëm nga Lazio këtë afat, por mesfushori i Kosovës Valon Berisha ka startuar për Lazion sonte.

Lazio luan sonte kundër skuadrës së vogël Cremonese në tentim për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Italisë.

Valon Berisha ka pasur shumë pak minuta për Lazion prej që u transferua në këtë skuadër, për shkak të lëndimit.

Ai është lidhur për një largim nga skuadra romake gjatë këtij afati dimëror.