Valencia vihet pas Coquelin

Klubi spanjoll ka bërë ofertë për mesfushorin e Arsenalit.

Francis Coquelin mund të transferohet në Spanjë gjatë këtij afati kalimtar, pasi për francezi është duke u interesuar Valencia.

Klubi i La Ligës i ka ofruar Arsenalit 10 milionë euro për lojtarin i cili nuk është më në planet e trajnerit Arsene Wenger dhe për këtë më së miri tregon fakti që ai ka startuar në vetëm njërën nga 62 ndeshjet e fundit në të gjitha garat me ‘Topçinjtë’.

Sipas Cadena Ser, Valencia i ka ofruar lojtarit një kontratë prej tre vitesh e gjysmë, por njëherë duhet të presë përgjigjen e Arsenalit, nëse do ta pranojë ofertën që i kanë bërë ata.