Djajtë e kuq është njëri nga klubet që janë të interesuar për turkun
Manchester United i është bashkuar garës për yllin e Romës, Cengiz Under, shkruan ESPN FC.
Turku 21 vjeçar duket se do të largohet gjatë verës, me Romën që kërkon 50 milionë euro, aq sa e konsideron vlerën për anësorin.
Arsenali, Tottenhami dhe Bayern Munichu janë skuadrat e tjera që po e kërkojnë Under.