United dhe Arsenali fillojnë garën për Higuainin

Manchester United dhe Arsenal kanë filluar garën për të transferuar gjatë verës sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas, ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Liverpoolin në vitet e fundit. Dhe, tani ai është gati të lë Serie A pasi ekipi i tij aktual ka shumë pak gjasa për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Tani, përveç Arsenalit, edhe United i është futur garës pasi Radamel Falcao do të rikthehet tek Monaco, kurse e ardhmja e Robin van Persie është shumë e pasigurt në Old Trafford.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli dëshiron të mbaj me çdo kusht atë por një ofertë e mirë mund të ndërron planet e ekipit.