UEFA ndryshon rregulloren e Ligës së Kampioneve

UEFA ka publikuar rregulloren e Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm dhe do të ketë një ndryshim të rëndësishëm, për t’u dhënë prioritet skuadrave që shpallen kampioneve në vendet përkatës.

Kur të hidhet shorti i fazës së grupeve, koka serie do të jenë skuadra kampione në fuqi dhe skuadrat kampione nga 7 vendet me renditjen më të mirë në UEFA.

Për pasojë, skuadra si Arsenal-i, Atletico Madrid-i, apo edhe Porto e Real Madrid-i, nëse nuk fitojnë titullin këtë sezon, nuk do të jenë koka serie sezonin e ardhshëm në Champions.