UEFA e befason prapë Barcën, kësaj here nuk shpëton Messi

Kontrolli anit-doping i UEFA-s, i ka bërë një tjetër befasi Barcelonës, në prag të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona, më 6 qershor në Berlin, do të luaj me Juventusin.

Katalanët, edhe pak ditë më parë, u vizituan befasisht nga kontrolli anti-doping i UEFA-s, ku Messi i pati shpëtuar këtij kontrolli, por jo edhe kësaj here.

Ter Stegen, Pique, Rakitic, Xavi, Messi, Neymar, Rafinha, Jordi Alba, Sergio Roberto dhe Adriano, janë lojtarët që iu nënshtruan kontrollit të UEFA-s.