‘U dëmtuam’

Kapiteni i Monacos, Andrea Raggi pas ndeshjes së parë çerekfinale ka thënë se ekipi i tij u dëmtua me penaltinë e Juventusit, por është shprehur i bindur se rezultati 1:0 do të kthehet në favor të ekipit të tij.

Ndeshja e parë u vendos nga Arturo Vidal që realizoi nga 11 metra pasi Ricardo Carvalho duket se e rrëzoi Alvaro Moratan në zonën e rreptësisë.

“Fauli u nis jashtë zonës. Ju mund të thoni se fauli vazhdoi brenda, por nuk ishte faul. Gjyqtari kishte pak sekonda për të vendosur. Por e rëndësishme është se rezultati 1:0 mund të kthehet në shtëpi”, deklaroi Raggi.