Tronditet FFK: Agim Ademi, duhet të shkojë në burg pas 2 javësh

Pasi qe Gjykata e Apeli ka konfirmuar dënimin prej 9 muaj burg për Agim Ademin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i njëjti ka patur 15 ditë kohë për t’u paraqitur në qendrën e paraburgimit pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Pasi Ademi nuk e ka zbatuar këtë urdhër, Gjykata ka marrë vendim që detyrimisht ta dërgojë në burg për të vuajtur dënimin.

Agim Ademi ishte shpallur fajtor për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK).

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.