‘Tronditet’ Dortmund, Reus humb pjesën tjetër të sezonit

Borussia Dortmund ka marrë një lajm aspak të mirë pas rifillimit të sezonit në Bundesligë.

Ylli i kësaj skuadre, Marco Reus, ka pësuar një lëndim serioz.

BILD raporon se kapiteni i Borussia Dortmund, Marco Reus mund të humbas pjesën tjetër të sezonit shkaku i një lëndimit.

Ai nuk do të mund të ndihmojë Dortmundin në garën për titull, ku renditen katër pikë pas Bayern Munich.

Reus jo pak herë ka munguar shkaku i dëmtieve viteve të fundit, duke humbur edhe pjesëmarrjet në Kupat e Botës.