Tri italiane ndjekin Çanin

Edgar Cani mund të jetë një nga blerjet më të këqija të Leeds United në Championship në Angli, por për sulmuesin shqiptar nuk mungojnë ofertat.

Sipas Tuttocalciocatania.com, për 25-vjeçarin në pronësi të Catania-s janë të interesuar për ta pasur në huazim tri skuadra italiane të Serie B: Bari, Salernitana dhe Latina.

Çani luajti vetëm 49 minuta për skuadrën anglez nga Yorkshire, por ai kë një përvojë të madhe në kampionatin e nivelit të dytë në Itali.

Portali britanik Hereisthecity.com e konsideron të mbyllur aventurën e lojtarit të Kombëtares në Angli, kjo dhe për shkak mos qenit efektiv të Edgar Çanit.