Tre futbollistë largohen nga skuadra e ligës së parë

Skuadra e Istogut ka nisur sot fazën përgatitore për edicionin e ri.

‘Trofa’ ka njoftuar tashmë edhe për tri largime nga skuadra.

Tashmë nga kjo skuadër janë larguar treshja, Rinor Kuqi, Adem Dreshaj e Erjon Qeta.

Që të tre janë transferuar te rivali lokal i Istogut, Onix Banja.

“Sot Istogu i’a ka lëshuar fletëlëshimet tre futbollistëve, bëhet fjalë për mbrojtësit Rinor Kuqin dhe Adem Dreshaj, si dhe sulmuesin Erjon Qeta. Këta tre futbollistë u transferuan tek ekipi tjetër istogas, KF Onix Banja. Të tre futbollistët i falënderojmë për kontributin e tyre, duke i dëshiruar suksese në klubin e ri”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Istogu.

Kuqi, Qeta dhe Dreshaj largohen nga IstoguSot Istogu i'a ka lëshuar fletëlëshimet tre futbollistëve, bëhet fjalë për…

Publiée par KF Istogu sur Lundi 15 juillet 2019