Trajneri i Moldavisë: Do të jetë e vështirë të luajmë kundër Kosovës

Moldavia nesër zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me synime për fitore dhe ta ruaj kështu statusin në Ligën C në Ligën e Kombeve.

Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme që luhet nga ora 20:45 ka thënë se janë këtu për fitore dhe nuk kanë ardhur të dorëzuar.

“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Muriqin. Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv.

Kosova dhe ne kemi vuajtur nga COVID-19, por Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe unë besoj se nuk do të ishte befasi nëse do të luante në Ligën B me potencialin që ka” deklaroi Firat.