Tovërlani favorizon Feronikelin

Trajneri i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, e ka favorizuar Feronikelin për ta fituar Kupën e Kosovës në futboll.

Ai ka thënë për Gazetën Tribuna se premton angazhim maksimal, por sipas tij, drenicasit llogaritën favoritë, marr parasysh se sa kanë investuar.

“Për ndeshjen finale premtojmë luftë të madhe në fushë për ta arritur fitoren. Mund të them se Feronikeli është favorit në këtë ndeshej pasi ka lojtarë cilësor dhe dihet që sëbashku me Prishtinën, Besën dhe Hajvalinë, janë ekipet që kanë harxhuar më së shumti në dy sezonet e fundit. Ajo është një ndeshje finale ku nuk dihet deri në fund se kush do ta fitojë. Ne do ta japim maksimumin”, ka thënë Toverlani.

Trajneri që ka fituar gjithçka në futbollin kosovar me Prishtinën, nuk ka dashur të flas shumë lidhur me përballjen finale, duke shtuar janë edhe disa ditë dhe ka kohë të mjaftueshme për të menduar se si do t’i qaset lojës.

I pyetur për ndeshjen gjysmëfinale kundër Besës, Tovërlani theksoi se me plotë mëritë skuadra e tij është në finale.

“Marrë parasysh se çfarë ekipi ka Besa, është dashur të fitojë në Mitrovicë dhe reagimet e tyre pas golit të dytë të pësuar janë të natyrshme, pasi morën gol në fund dhe protestuan për pozitë jashtë lojës, e cila nuk ekzistoj dhe me plotë meritë ne jemi në finale. I kam shikuar edhe xhirimet televizive dhe gjithçka ka qenë në rregull, e kemi merituar”,  deklaroi trajneri i skuadrës nga Mitrovica.

Trepça ’89 dhe Feronikeli do të luajën në finalen e “Digitalb Kupës së Kosovës” me 13 ose 14 qershor./Gazeta Tribuna/