Tosun kërkon rikthimin në Besiktas

Sulmuesi turk i Evertonit, Cenk Tosun, duket se do të kthehet tek Besiktas.

Sipas mediave britanike, ish-sulmuesi i Besiktasit dëshiron rikthimin në Stamboll, transmeton KosovaPress.

Tosun kishte impresionuar në Ligën e Kampionëve me Besiktasin në pjesën e parë të këtij sezoni, mirëpo, ai dështoi të tregoj vlerat e tij tek Evertoni, duke bërë vetëm dy paraqitje me skuadrën nga Goodison Park.

Raportohet se turku kërkon rikthimin tek Besiktas në fund të këtij sezoni.