Torres zgjedh Gerrardin

Fernando Torres ka thënë se ish shoku i tij të Liverpool, Steven Gerrard është lojtari më i mirë që ai ka lujtur ndonjëherë.

31 -vjeçari kaloi tre vjet e gjysmë në Anfield , duke shënuar 81 gola në 142 ndeshje, përpara se të bashkohet me Chelsean për 50 milionë funte në janar të vitit 2011.

Torres , i cili ka fituar Ligën e Kampionëve dhe FA Cup me Chelsea, si dhe dy kampionate evropian dhe një Kupë Bote me Spanjën, ka luajtur së bashku me shumë lojtarë si Andres Iniesta, Xavi, Didier Drogba, Frank Lampard dhe Eden Hazard, por për sulmuesin kapiteni i tij të Liverpool është lojtari ideal.

“Është e vështirë të thuhet sa unë kam pasur fatin e mirë për të luajtur me kaq shumë lojtarë të mëdhenj”, tha Torres revistës ‘Marca Plus’.

“Për mua më i mirë është dhe ka qenë Gerrard . Unë do ta zgjedh atë, për ekipin tim në një skuadër me mua ku do të luante pas meje.

“Steven Gerrard është futbollisti më i mirë që unë kam luajtur në karrierën time, kështu që futbollist im ideal do të ishte shumë i ngjashëm me të”.