Torino: Basha, faleminderit ‘luftёtar’!

Nё verёn e vitit 2011 Xhampiero Ventura e mori tek Torino. Skuadra kishte nevojё pёr lojtarё me grintё, krenarё dhe qё do tё luftonin pёr fanellёn. Njё prej tyre ishte Migjen Basha. Pas katёr vitesh ishte ndёr tre tё mbijetuarit ende bashkё me Darmian dhe Vives.

Ka ardhur momenti i lamtumirёs pёr luftёtarin shqiptar qё jepte maksimumin nё fushёn e lojёs. Bashkё me Bashёn, Torino arriti tё ngjitej nё Serinё A dhe meritё pёr kёtё kishte edhe mesfushori kuqezi. Edhe nё momentet mё tё vёshtira, ai ishte gjithmonё aty protagonist duke bёrё mё tё mirёn pёr skuadrёn e tij. Nuk e kthente kurrё kokёn pas dhe me qetёsinё e tij ishte i paparashikueshёm.

Dёmtimet nuk e lanё asnjёherё tё tregonte vlerat e tij. Stёrvitej pa u dorёzuar kurrё. Mes operacioneve, injeksioneve ai tregoi profesionalitet duke u rikthyer sёsish protagonist me skuadrёn e Torinos. Goli i shёnuar nё fund tё sezonit me Parmёn ishin shpёrblimi mё i mirё pёr tё…

Tё gjitha aventurat, herёt a vonё pёrfundojnё. Dhe ajo e Bashёs tek Torino pёrfundoi. Kontrata e tij pёrfundon dhe nuk do tё rinovohet. Ai e lё Torinon shumё ndryshe nga c’e gjeti. Basha dha shumё pёr skuadrёn nё kёto 4 vite, por edhe Torino pёr bashёn. E lancoi atё nё futbollin e niveleve tё larta. Tifozёt dhe Ventura pёrshёndesin nё kёtё mёnyrё biondin qё bёnte gjithcka dhe mbante fanellёn me numrin katёr. Kush do ta mbajё nё tё ardhmen duhet ta meritojё./golalb/