Tifozët kërkojnë shkarkimin e Mourinhos

Eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk është pritur mirë nga tifozët e Manchester United.

Tifozët e Manchester United, kërkojnë largimin e Jose Mourinhos.

Eliminimi i “Djajve të Kuq” nga Liga e Kampionëve pas humbjes 1:2, në shtëpi nga Sevilla ishte shokues, dhe trajneri portugez është kritikuar gjerësisht për pjesën e tij të fajit në këtë humbje, transmeton KosovaPress.

Gjithsesi, përtej performancës në fushë, tifozët e United janë irrituar më shumë, me mënyrën se si Mourinho u soll në konferencën pas ndeshjes.

Duke folur pas disfatës, Mourinho përdori ironinë e papërshtatshme, duke kujtuar se eliminimi në fazën e hershme të kompeticionit nuk ishte diçka jashtë të zakonshmes për Manchester United.

Deklarata këto që kanë nxitur një valë të gjerë reagimesh të tifozëve në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve kërkojnë largimin e Mourinhos, që duhet theksuar deri tani është mbështetur fuqimisht nga klubi.