Tifozët e Liverpoolit janë tallur keq me skuadrën e Manchester United

Tifozët e Liverpoolit janë tallur keq me skuadrën e Manchester United, derisa këta të fundit po stërviteshin në Perth të Australisë.

Manchester United po qëndron në Australi, për përgatitjet para sezonale.

Tifozët e Liverpoolit në Australi, kanë punësuar një avion për t’u tallur me Manchester Unitedin gjatë seancës stërvitore.

Në atë avion privat, Manchester United përmes një pankarte i është bërë e ditur se Liverpool janë gjashtë herë kampionë evropianë.