Tifozët befasohen nga numri i titujve të fituar nga trajneri i ri i Barcelonës

Quique Setien është trajneri i ri i Barcelonës.

Barcelona befasoi tifozët me emërimin e Quique Setien për trajner të ri.

Ai zuri vendin e Ernesto Valverdes i cili u shkarkua pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës nga Atletico Madrid. Por, emërimi i Setien bëhet edhe më i befasishëm marrë parasysh bilancin e tij të deritashëm.

Edhe pse konsiderohet si trajner me një filozofi të lojës të përshtashme me atë të Barcelonës, Setien në karrierën e tij si trajner nuk ka fituar asnjë titull.

Për më tepër, ai nuk ka përvojë në Ligën e Kampionëve, garë të cilën Barcelona synon ta fitojë gjatë këtij stinori.

Setien gjatë karrierës së tij si trajner ia punuar me Racing Santander, Poli Ejido, Guinea Ekutoriale, Logrones, Lugo, Las Palmas, Betis, prej ku u largua më 2019 para se të emërohej mbrëmë trajner i ri i Barcelonës