Tifozeria merr në duar timonin e klubit

Me 15 prill të këtij viti skuadra e Fushë Kosovës kishte luajtur në udhëtim ndaj skuadrës së Drenasit.

Ishte kjo ndeshje që i kushtoj kësaj skuadre me rënje nga Liga e Parë.

Në këtë ndeshje pas barazimit të rezultatit në 1 me 1 në minutat e fundit të ndeshjes, Fushë Kosova kishte aktivizuar një futbollist pa të drejtë loje, që i kushtoj me humbje të ndeshjes, me rezultat zyrtar.

Për Federatën e Futbollit ky gabim ishte i qëllimshëm dhe Komisioni i Garave e dënoj këtë skuadër me minus gjashtë pikë, që ishin fatale për rënje nga Liga.

Fotografia e Pampurat Official

Por në fillim të muajit pasues atë të qershorit tifozët e kësaj skuadre arritën ta largonin kryesin e klubit.

Madje ‘timonin’ e skuadrës së tyre të zemrës filluan ta drejtonin vetë.

‘Pampurat’ ka dy muaj që janë duke udhëhequr me skuadrën e Fushë Kosovës, dhe tentojnë ta rikthejnë sërish në ligën ku ishte.

Fotografia e Pampurat Official

Tashmë kjo tifozëri ka filluar organizimin e klubit, dhe në këtë skuadër nga grupmosha U9 deri te ajo U19 funksionojnë siç është më së miri.

Madje në faqen e tyre zyrtare, Pampurat publikojnë çdo vendim që ka të bëjë me klubin.

Padyshim për futbollin kosovar ky është një rast i rrallë të ndodh kjo, por që kjo konfirmon atë se madhështia e një klubi matet me dashurinë e tifozëve për të

Ne si PAMPURA jemi duke punuar maksimalisht dhe pa ndërprerë për të rikthyer klubin tonë të zemrës,njëherish edhe për ta…

Publiée par Pampurat Official sur Mercredi 10 juillet 2019