Thomas Bach u largua i kënaqur nga Kosova (VIDEO)

I pari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, edhe gjatë ditës së shtunë ka vazhduar vizitën në vendin tonë.

Nga orët e mëngjesit Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë organizime të ndryshme për nderë të tij dhe Delegacionit që ishte me të.

Nga ora 9 ishte organizuar vrapimi i fëmijëve ku merrte pjesë Thomas Bach dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës me delegacionin përcjellës. E në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ kishin dalur shumë njerëz për ta pritur atë.

Tribuna Channel i ka përcjellur aktivitetet e të parit të KON-it.

Bach tregua shumë i afërt me fëmijët e në fund vendeve të para ai personalisht ua ndau shpërblimet dhe medaljet.

Nga sheshi i qytetit të Prishtinës Bach edhe Hasani u drejtuan për në Hotelin Sëiss Diamond ku do të mbahej konferenca për shtyp.

Ishte kryetari i Komitetit Olimpik  të Kosovëë, Besim Hasani ai që e hapi konferencën duke e falënderuar të parin e komiteti olimpik për vizitën dhe duke treguar për ndihmën që ai ka dhënë në pranimin e Kosovës.

Besim Hasani pati edhe një porosi për Thomas Bach, ai ia përkujtoi vizitën e fundit të ndonjë presidenti të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar duke shpresuar se nuk do të shkoi aq larg vizita e radhës.

E vetë Thomas Bach deklaroi se ishte kënaqësi që gjithçka përfundoi me sukses sai përket pranimit në KON. Bach tha se është i kënaqur me pritjen duke i falënderuar të gjitha autoritetet kosovare. Ai dha porosi edhe për sportistët dhe foli për ndjenjat e parakalimit të Kosovës në Rio vitin e ardhshëm.

“Është kënaqësi që përpjekjet e Kosovës për tu antarësuar në KON u përfunduan me sukses. Kjo vizitë i shpreh mirëseardhje Kosovës ne familjen Olimpike. Duke pasur takime shumë të suksesshme dëshiroi ti falënderoj të gjitha autoritetet në Kosovë për pritjen. Kemi pasur takime me shumë sportistë nga Kosova pa harruar as të ardhmen e sportit që janë fëmijët. Në të gjitha takimet u pa se sa të afërt janë kosovarët më sportin. Lojërat olimpike kanë të bëjnë me respektin dhe tolerancën mes njerëzve e jo të kundërtën. Ato kanë të bëjnë me besimin në vete dhe respektin për kundërshtarin. Për ndërtimin e një kombi dhe shoqërie ajo më së miri arrihet me sport. Ështe ndjnjë e mirë kur ekipi juaj olimpik vitin e ardhshëm do të parakaloj përkrah shteteve tjera në Rio”.

Në fund u dha edhe një premtim interesant nga ana e Thomas Bach.

“Nëse ju jeni fitues i ndonjë medalje olimpike unë do të mundohem që personalisht t`ia dhuroj sportistit kosovar që do ta fitoj atë”.