Thiago Silva: Pastore ka kërkuar të largohet nga PSG

Kapiteni i PSG ka konfirmuar dëshirën e argjentinasit për t’u larguar.

Javier Pastore nuk është i lumtur më te Paris Saint-Germain dhe këtë tashmë e dinë edhe drejtuesit e klubit.

Sipas Thiago Silvas, argjentinasi që ka humbur vendin e titullarit në ekip, ka kërkuar largimin qysh në muajin janar, transmeton KosovaPress.

“Pastore i ka kërkuar klubit që ta lejojë të largohet, pasi do të shkojë në një ekip ku mund të luajë rregullisht”, ka thënë Silva.

“Mirëpo ai ka marrë përgjigje negative nga klubi, pasi ata e duan ende këtu”, ka shtuar ai.

Për Pastoren ka shfaqur interesim skuadra italiane Inter.