‘The Special One’ thumbon Chelsean dhe Man Unitedin në intervistën e parë te Tottenham

Jose Mourinho ka ‘thumbuar’ ish dy skuadrat e tij të fundit, Chelsea dhe Manchester United në intervistën e parë si trajner te Tottenham Hotspur.

Jose Mourinho është emëruar trajner i Tottenham Hotspur, pas një pushimi prej gati dy vitesh, që nga shkarkimi nga Manchester United.

Trajneri portugez në fjalët e para si trajner i Tottenham, ka thënë se i pëlqen puna me të rinj e skuadrës nga Londra, diçka që nuk e kanë bërë Chelsea dhe Manchester United.

“Nuk ka trajner në botë që nuk pëlqen të luajë me lojtarë të rinj dhe të ndohmojë në rritjen e tyre, nuk ka”, ka deklaruar Mourinho.

“Problemi është se ndonjëherë ju jeni në klube që puna që është më posht juve, nuk është aq e mirë sa të prodhojë këta lojtarë”.

“Kështu që unë shikoj historinë tonë dhe ju shiheni se akademia gjithmonë i ka dhënë talentet që ekipi i parë ka pasur nevojë”.