Tevez kërkon të largohet nga Juventus

Dashuria për Juventusin kundër nostalgjisë së shtëpisë. Për Carlitos Tevez ka fituar opsioni i dytë. Sulmuesi atgjentinas duhet se është pranë lamtumirës, i gatshëm për të përqafuar në muajin qershor Boca Juniors. Sipas Corriere Della Sera, Apache ia ka komunikuar vendimin e tij presidentin Agnelli, duke i premtuar se do të japë maksimumin deri në fund të sezonit, me synimin për të fituar Champions Leaguen.  Bardhezinjtë e kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij, sulmuesin e Palermos, Dybala.

Duket si një rrufe në qiell të hapur, por nuk është kështu, sepse Tevez e ka përsëritur disa herë se dëshiron të kthehet një ditë në Bombonera dhe me sa kuptohet një gjë e tillë do të ndodhë para kohe, pasi kontrata aktuale e Tevez me Juventusin skadon në vitin 2016. Drejtuesit bardhezi nuk kanë ndërmend t’i nxjerrin pengesa 31-vjecarit, ndaj vendimi do të merret me konsensus, pasi Boca Juniors nuk ka ndërmend të paguajë për kartonin e futbollistit për shkak të problemeve financiare.

Në pamundësi për t’ia ndryshuar mendjen Tevezit, Juventusi ka hyrë në tratativa me Palermon për Dybalan. Presidenti i sicilianëve Zamparini, ka zbuluar se Marota i ka ofruar 35 milionë euro dhe nëse marrëveshja arrihet, 21-vjecari nuk do të paguhet si lojtarët më të rëndësishëm bardhezi, për të kompensuar deri diku cmimin e lartë të kartonit.