“Telenovela” Munishi – FFK, prek edhe Prokurorinë, Prishtinën, dhe sërish Besën (VIDEO)

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, zbuloi të enjten për Tribuna Channel, se me kërkesë të Komtitetit Ekzekutiv të FFK-së, janë duke përgatitur padinë për trajnerin Ismet Munishi, për shkak të akuzave të këtij të fundit.

Ndërkohë, Munishi ishte i ftuari i emisionit ‘Arena’ në Tribuna Channel, i cili vetëm sa vazhdoi me akuzat e tij.

Ai tha se befasitë e këndshme nuk e presin atë nga FFK-ja. Për përmendi edhe Prishtinën në kohën sa Vokrri ishte drejtor, kurse edhe një herë theksoi se Besa ishte skuadra më e ndihmuar nga gjyqtarët.

Nuk munguan as gjyqtarët dhe prijësi i tyre, Përparim Hasani. Munishi flet edhe për Feronikelin, finalen e DigitAlb Kupës, si dhe ndeshjet e barazhit. (Gazeta Tribuna)